×
  • Lajme
  • Lajme

    Doracaku për edukim seksual, Rrahmani: S’besoj që është lexuar nga ministrja e zëvëndësministri

    Insajderi
    13 November 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Eman Rrahmani ka folur në lidhje me doracakun për edukim seksual, duke e quajtur shqetësues trajtimin e kësaj çështje nga ana e Ministrisë së Arsimit.

    Ai madje është shprehru se nuk beson që ai doracak është lexuar nga ministrja Arbërie Nagavci dhe as nga zëvëndësministri Taulant Kelmendim.

    “Ajo çka ne kemi deklaruar dhe për mua është shumë shqetësuese, është edhe vet trajtimi i gjatë këtyre ditëve i Ministrisë së Arsimit, të kësaj çështje, madje deri sot ka qenë më shumë mohues, mirëpo duke parë reagimin e qytetarëve edhe mbrojtjen e familjes së përgjithësi, atëherë në orët  ka dhënë një deklaratë, ku do të rishikohet ky doracak”.

    “Nuk e besoj as që e ka lexuar zëvëndësministri këtë tekst, madje dyshoj shumë edhe vet ministrja që e ka lexuar dhe që është marrë me këtë tekst, për shkak se po ta lexonte, unë të paktën nuk besoj se është e nivelit të tillë, të jap deklarime të tilla”, është shprehur tutje Rrahmani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark