×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Doraputhësi i Kurtit”, “Kurti i përçau shqiptarët”- Arifi me akuza pas zgjedhjeve në Serbi

    Insajderi
    19 December 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka përçarë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe si rezultat i kësaj, sipas tij, ata e kanë bojkotuar edhe daljen në zgjedhjet në Serbi.

    Arifi në një intervistë për FRONTAL të T7 ka rikujtuar marrëveshjen e vitit 2020, që kishte unifikuar partitë politike shqiptare në Luginë, por thotë se në zgjedhjet e të dielës Kurti ka anuar drejt Kamberit dhe ka sponzorizuar ndarjen.

    “Në këto zgjedhje të ditës së diel kemi pas përçarje që është sponzorizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ndërhyrjet e tij flagrante të një anshme në drejtim të Kamberit. Në bazë të kësaj ndërhyrje, shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë bojkotuar këto zgjedhje”.

    “Nga 80 mijë votues, kanë dalë në votime vetëm 15 mijë. Kjo për pak ka mjaftuar që t’ia sigurojë mandatin doraputhësit të Kurtit”, ka potencuar kreu i Komunës së Preshevës, duke iu referuar Shaip Kamberit.

    “Interesi i Kurtit është të gjej servil. Unë s’mund të jem servil, dhe ai e ka gjetur Kamberin dhe Ardita Sinanin”, ka shtuar tutje Arifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark