×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dorëheqja e Mehajt ngjallë reagimin e ambasadorit amerikan, ka disa fjalë për ish-ministrin

    Insajderi
    08 August 2023 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dorëheqja e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes ka ngjallur reagimin e diplomatëve ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë. Një nga ta që ka reaguar së fundmi është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Hovenier me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se e falënderoi ish-ministrin Mehaj për bashkëpunim dhe partneritet përgjatë mandatit të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Vlerësova mundësinë për të falenderuar ish-ministrin e Mbrojtjes Mehaj për shërbimin, bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. I uroj të gjitha të mirat në angazhimet e ardhshme të tij”, ka deklaruar Hovenier.

    Përgjatë ditës, është bërë e ditur se Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për “shkaqe familjare”.

    Megjithatë, në media është raportuar se njëra nga arsyet e dorëheqjes është edhe çarja e raporteve të Kosovës me SHBA-në.

    Në vend të Mehajt, është emëruar Ejup Maqedonci.

    Maqedonci doli në pension të parakohshëm nga Forca e Sigurisë së Kosovës në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark