×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dorëheqjet e policëve serbë në Veri – ja çfarë pritet të ndodhë me ta

    Insajderi
    07 November 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën në veri të Mitrovicës serbët zhvilluan një protestë. Ata shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të qeverisë Kurti për konvertimin e targave serbe në RKS. Gjatë kësaj proteste u bë e ditur se rreth 300 policë të komunitetit serb dhanë dorëheqje.

    Pas vendimit të qeverisë Kurti për konvertimin e targave serbe në RKS, serbët kanë filluar të japin dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet kosovare.

    Rreth 300 policë serb në veri dje dorëzuan unifromat dhe dorëheqjet e tyre. Pas dorëheqjes së tyre Policia e Kosovës doli me një njoftim, ku tha se kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën e sigurisë.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala i ka thënë Insajderit se mbrapa gjitha këtyre zhvillimeve qëndron Beogradi zyrtar.

    “Zyrtarët e vetëdorëhequr nga institucionet e sigurisë, gjyqësisë dhe kuvendit, në vetvete kanë prodhuar situatën tani më publike për faktorin ndërkombëtar që mbrapa çdo zhvillimi është politik e të sigurisë qëndron Beogradi zyrtar”, ka deklaruar Shala.

    Shala ka theksuar se proceduralisht zyrtarët e policisë kanë të drejtën e asaj që brenda afatit 30 ditor nga dita e dorëzimit për dorëheqje ta rimendojnë kërkesën dhe të mund të rikthehen me një dënim të vogël procedural.

    “Mund të suspendohen, masa tjera si ulja e pagës dhe ndërrim i vendit të punës”.

    Ndërsa për nivelin tjetër, atë gjyqësor, komunal dhe atij qeveritar hapësira për veprim e rikthimit nuk mund të ju garantohet.

    Sa i përket vendimit të qeverisë për targat, Shala ka thënë se Kurti nuk do të dorëhiqet.

    “Unë mendoj që qeveria e Kosovës nuk do të dorëhiqet nga vendimi i saj për targa dhe vazhdimit të fazës së dytë që fillon me 21 nëntor. Serbët të instrumentalizuar nga Beogradi dhe politikës së saj kanë ra pre e provokimeve të interesave të tyre duke shkaktuar tensione në aspektin e sigurisë në veri të vendit”, ka theksuar Shala.

    Në fund, ai ka thënë se grupet kriminale në veri, shpresojnë që qeveria të mos e zbatojë fazën e dytë të vendimit për targat dhe përmes shantazheve të realizojnë interesat e tyre. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark