×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dorëzohet Kurti, nesër e pret në takim Rrahman Jasharajn

    Insajderi
    12 September 2022 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pres nesër në takim Kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit Grevist të BSPK’së, Rrahman Jasharajn.

    Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili deklaroi se takimi në mes tyre është paraparë të mbahet në mëngjes.

    Ndryshe, Kurti në një konferencë për media para dy jave, kishte deklaruar se si kryeministër e takon vetëm kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura (BSPK-së) Atdhe Hykollin, dhe jo liderë sindikal të tjerë ndaras.

    Kurti kishte thënë se nuk është në rregull që të kapërcehet Hykolli, e të takohet me liderë të degëve sindikale.

    “Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, z.Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi”, kishte deklaruar Kurti.

    “Ka ndodhur ashtu në të kaluarën, kur liderë të degëve sindikale kanë krijuar lidhje direkte me politikan, president e ministra dhe e kanë prishur rregullsinë. Unë jam social-demokrat dhe organizimi sindikal është për të drejtat e punëtorëve. Por kërkesat absurde irracionale, që janë më shumë dëshira arbitrare nuk mund të ecin përpara”, kishte thënë Kurti.

    BSPK dhe SBAShK-u që nga 25 gushti kanë hyrë në grevë, duke kërkuar ndarje të 100 eurove shtesë për të gjithë punëtorët deri në hyrje në fuqi të Ligjit për Paga.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark