Insajderi
Lajme

Dorëzimi në polici i Nexhdet Zymberajt, të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë – flasin nga Prokuroria për Insajderin

Insajderi
17 March 2026 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dorëzimi në polici i Nexhdet Zymberajt, të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë – flasin nga Prokuroria për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nexhdet Zymberaj është dorëzuar mbrëmë në polici pas më shumë se 11 orësh në arrati. Ai dyshohet për vrasjen e Rasim Binakajt, ngjarje kjo që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit në Gjakovë.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se kreu aktin.

Ndaj Zymberajt është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të kërkohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Drin Domi.

“Po, është e vërtetë. Ai është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Besoj që gjatë ditës do të njoftoheni edhe përmes një komunikate për media”, tha Domi për Insajderin.

Rasti, i cili tronditi opinionin publik, po trajtohet nga Prokuroria si “Vrasje e rëndë”.

Insajderi do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtij rasti…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark