Borusia e Dortmundit dhe Milani e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen e tyre të dytë të fazës së grupeve të Champions League. Ka qenë një ndeshje e hapur dhe e luftuar deri në minutat e fundit me të dyja skuadrat që nuk janë pajtur në asnjë moment me barazimin, duke kërkuar pikët e plota në këtë ndeshje të dytë të grupeve.
Për Dortmundin kjo ishte pika e parë në këtë fazë grupesh dhe ndodhet në vendin e fundit, ndërkohë që Milani regjistron një tjetër barazim pa gola pas atij me Newcastle në takimin e raundit të parë të ndeshjeve në grupeve.
Pas dy ndeshjeve të para në grupin e hekurt siç konsiderohet ndryshe, Grupi F, udhëheq Newcastle me katërt pikë pas fitores që arriti në mbrëmjen e sotme, përballë PSG-s me shifrat 3-1.