Felix Nmecha shënoi golin e fitores për Borussia Dortmundin, të mërkurën mbrëma. Skuadra gjermane fitoi 1:0 në Angli ndaj Newcastle Unitedit.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të fazës grupore të Championsit. Nmecha realizoi për tri pikë në minutën e 45-të.
Me fitore, Dortmundi ka hyrë fuqishëm në garë për kalim në fazën nokaut. Ka katër pikë në pozitën e dytë në Grupin F. PSG-ja udhëheq me gjashtë pikë, ndërsa katër pikë në vendin e tretë i ka Newcastle. Milani është i fundit me dy pikë.