Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt në Kosovë, shkruan Insajderi.
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur se LDK qëndron për shtetin e Kosovës.
“LDK për shtetin, me dashuni” – shkroi ajo në llogarinë zyrtare në Facebook.
Maloku është bija e veprimtarit të njohur të LDK-ës, Enver Malokut, i cili u vra në janar të vitit 1999.
Në legjislaturën e kaluar, ajo ishte në krye të komisionit për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të bordit të RTK-ës. Në të kaluarën ajo ishte pjesë edhe e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike si dhe Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Në këto zgjedhje, Maloku mban numrin 12./Insajderi.org/