×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dosti i Besnik Bislimit bëhet anëtar i bordit KRU “Drini i Bardhë”

    Insajderi
    24 January 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka emëruar të mërkurën anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë“.

    Pjesë e këtij bordit është edhe Ilaz Halili, anëtar i bordit të KRU “Drini i Bardhë”. Halili ka qenë anëtar i bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje, deri në zgjedhjen e bordit të ri.

    Ai është dosti i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, me të cilin kanë qenë një shkollë me të.

    Gazeta Insajderi së fundmi ka raportuar ekskluzivisht për avancimin e tij në Telekomin e Kosovës.

    Halili është avancuar në pozitën e menaxherit Menaxher Departamenti – Sigurimi i te hyrave, ndonëse s’ka pasur pozitë të mëhershme menaxheriale.

    Pjesë tjetër e bordit të KRU “Drini i Bardhë” janë si vijojnë: Arjeta Zeka – kryesuese, Shkodran Gaxherri – anëtar, Zamire Deçani-Beqiri – anëtare, Rina Sylafeta-Kumnova – anëtare dhe Besim Kajabegolli – anëtar. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark