Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës, takimin elektoral të radhës e zhvilloi në Grejkoc, ku shpalosi projektet gjatë qeverisjes së ardhshme katërvjeçare.
Më tej, ai tha se oferta jonë është Suhareka për të gjithë dhe listoi projektet si në vijim:
-Ndërtimi i rrugëve lokale,
-Ndërtimi i trotuarit nga Lapidari deri te Ura me vazhdim deri te rruga kryesore,
-Rregullimi i shtratit të lumit përgjatë rrugës “Selajdin Kurtishaj” dhe “Hashim Kurtishaj” me gjatësi prej 500 metrave dhe hapjen e disa rrugëve fushore,
-Rregullimi i ujësjellësit në lagjen “Plishi”, rregullimi i parqeve rekreative dhe këndit të lojërave për fëmijë si dhe ndërtimi i palestrës sportive multifunksionale në fshat.