Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës, Dr. Ardian Shala, mëngjesin e sotëm e nisi me një takim me të rinjtë e fshatit Mushtisht, nga ku tha se këtu mbushem me energji për ditë të gjata e plotë angazhim.
“Jam krenar se nga këtu fillova rrugëtimin me pasion për dije, rrugën për profesionalizimin dhe angazhimin për shoqërinë, për shtetin dhe shtetësinë”, u tha ai të rinjve.
Më tej, ai prezantoi pjesë nga programi qeverisës për rininë, ndërsa debatin me ta e vlerësoi si traditë që të rinjtë e kanë të rrënjosur nga familja, lagjja dhe fshati.
“Jam shumë i lumtur që rinia e Mushtishtit është gati për rrugëtimin tonë të përbashkët, për fitoren e qeverisjes së mirë për të gjithë, qeverisjen e LDK-së”, tha Shala.