Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës, vizito Sallagrazhdën, të cilin e cilësoi si fshat të tolerancës dhe njerëzve me traditë.
“Përmirësimi i infrastrukturës dhe ndihma për bizneset në funksion të punësimit dhe vetëpunësimin e të rinjve në komunën tonë, janë pikënisja e implementimit të programit”, theksoi Shala para banorëve.
Ndërsa në vijim paraqiti edhe projekte dhe investime të cilat do të realizohen:
-Përfundimi i kanalizimit në tri pjesë të fshatit: nëpër Lum, lagjet Ndrecaj dhe Memaj,
-Rrethimi i varrezave myslimane dhe parkingu para kishës katolike,
-Vazhdimi i rregullimit të shtratit të lumit,
-Ndërtimi fushës sportive (futboll, basketboll, volejboll),
-Vazhdimi i rrugës “Gjon Kastrioti” dhe rrugëve tjera lokale dhe hapja e rrugëve fushore,
-Kënd lojërash për fëmijë në qendër të fshatit dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit.