Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Mitrovicës, Dr. Armend Agolli, ka vijuar me vizita nëpër biznese të ndryshme.
“Kam vizituar sot Kopshtin “Nina”, një biznes i themeluar dhe udhëhequr nga Agnesa e Artoni, me ç’rast u shpalosa pjesë nga programi ynë, për të cilin jam i bindur se është më i miri dhe më i përshtatshmi për bizneset”, tha Agolli.
Ndër të tjera, ai theksoi se ka marrë shumë sugjerime të vlefshme nga vizitat e shumta nëpër biznese, ndërsa premtoi se bashkë do ta rikthejnë Mitrovicën në qendër regjionale të zhvillimit ekonomik.
“Një çështje për të cilën do të punojmë fortë është krijimi i mundësive për gratë ndërmarrëse, duke i subvencionuar të gjitha idetë për biznese që vijnë nga gratë”, shtoi Agolli.