Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Mitrovicës, Dr. Armend Agolli, bashkë me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, kanë vizituar Rekën, Iliridën dhe Qendrën.
“Bashkë me Lumirin, kryetarin që po e rikthen LDK-në në vendin e saj meritor, kemi vizituar Rekën, Iliridën dhe Qendrën.
Entuziazëm gjithandej, për ndryshimin që po vjen në Mitrovicë.
Ne do t’i befasojmë edhe skeptikët sepse populli është me ne”, ka thënë Agolli.