Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, në paraqitjet e fundit publike ka thënë se fushata e tij është pozitive dhe se deri me tani i ka realizuar 600 takime me qytetarë në çdo cep të Llapit.
“Unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve llapjanë dhe programi ynë Podujeva Për Të Gjithë, do të jetë në shërbim të tyre. Lidhjen tonë me qytetarët përveçse e kemi ndërtuar, do ta mbajmë pandërprerë dhe do ta forcojmë edhe më tepër. Ekzekutivi im do të jetë i ri, ndërsa 50% prej tyre do të jenë gra”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, fitorja e 17 tetorit fillimisht është rezultat i reformave në LDK. Ndër të tjera, ai ka çmuar edhe punën e madhe të ekipit të tij. Më tej, Hyseni, ka shtuar se më meritorët për rezultatin e 17 tetorit si dhe atë të fitores së madhe që do të ndodh më 14 nëntor janë qytetarët llapjanë, të cilët tha se i falënderon nga zemra për përkrahjen e madhe që ia kanë dhënë atij dhe programit të tij qeverisës “Podujeva Për Të Gjithë”.