I shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, ka zhvilluar takim me gratë të cilat janë pjesë e listës zgjedhore dhe me aktiviste të tjera.
Kryetari Abdixhiku, kërkoi angazhim dhe përfshirje sa më të madhe të grave në mbështetje të Dr. Ekrem Hysenit, për të cilin tha se në qeverisjen e tij, gratë do ta kenë vendin dhe fokusin e merituar.
Ndërsa, Hyseni theksoi se në programin e tij gratë kanë rol të veçantë dhe u zotua se 50% i ekzekutivit të tij do të jenë gra.