Kandiati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, vizitoi Klubin e Futbollit të Femrave “Llapi”.
“Me kënaqësi isha në stërvitjet e Klubit të Futbollit të Femrave “Llapi” që drejtohet nga trajneri, ikonë e futbollit llapjan, Driton Rrahmani”, tha Hyseni.
Me këtë rast, para futbollisteve dhe trajnerit, Hyseni prezantoi pikat e programit të tij për sportin, ku tha se vend të veçantë zë Qendra Multifunksionale për rini, e cila ndër të tjera do të ketë edhe hapësira sportive e rekreative.