Kryetari i nderit, i degës së LDK-së në Vushtrri, i jep mbështetje të fuqishme, Xhafer Tahirit, në garën për të parin e komunës, për mandatin e dytë me radhë.
Me këtë rast, Tahiri ka thënë se LDK është familje e madhe politike dhe se fitorja jonë më 2017 si dhe fitorja me 17 tetor është meritë edhe e Dr. Hysit.
“Jam krenar që bashkë me LDK në qeverisje ndërtuam 2 çerdhe të reja në Vushtrri (20 vite asnjë çerdhe nuk u ndërtua në Vushtrri), 5 shkolla në fshatra, Shkollën e Muzikës, Shtëpinë e Kulturës, QKMF, e shumë projekte tjera”, potencoi Tahiri.
Më tej, u prezentua edhe kandidatja për asamble komunale, Leonora Gërguri.