Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për komunën e Gjakovës, Dr. Teki Shala, ka vijuar me takimet elektorale, duke ndaluar fillimisht në fshatin Shishmon, për të vazhduar pastaj në Molliq.
Shala, para banorëve të Shishmonit tha se i njeh mirë sfidat e tyre dhe premtoi se do të angazhohet për ndërtimin e kolektorit në lumin Erenik si dhe funksionalizimin e çerdhes, që sipas tij gjendet në këtë fshat dhe është jashtë funksionit që 10 vite.
Ndër kërkesat e banorëve ishte edhe mungesa e infrastrukturës dhe mungesa e ujit të pijes për fshatin Botushë.
Ndërsa, Shala u zotua se do të angazhohet me seriozitet dhe përkushtim që të ju mundësoj një jetë shumë më të mirë dhe cilësore banorëve të Molliqit dhe kësaj zone.