Drafti për asociacionin, deklarohet Osmani – Insajderi
×
Insajderi

Drafti për asociacionin, deklarohet Osmani

Insajderi
21 October 2022 - 14:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tash e disa ditë po qarkullon lajmi se Kosova ka një draft për asociacionin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me këtë tha se është një ‘fake news’.

“Nuk kemi në tavolinë ndonjë draft lidhur me Asociacionin. Është një fake news”, tha ajo.

Sa i përkët çështjes së inciativës Frano-gjerman, Osmani tha se ka për qëllim nxitjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja theksoi se do të ketë takime në javët në vijim nga përfaqësuesit franko-gjermanë për të dhënë detje rreth iniciativës. Ajo tha se qëllimi i tyre është i mirë. Megjithatë, Osmani tha se në asnjë mënyrë nuk do të tolerojnë të cënohet sovraniteti i Kosovës.

Po ashtu Osmani ka folur të premten për çështjen e targave, ajo tha se zbatimi i vendimit është çështje e sundimit të ligjit.

“Ekisiton një grup i vogël i serbëve që nuk i kanë konvertuar targat në RKS. Shtyria e vazhdueshme e zbatimit të vendimit nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave kriminale serbe”, tha ajo.

Ajo ka ftuar qytetarët serbë që të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve serbe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark