×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    ‘Drama banale’ e Teatrit Kombëtar- vitet që kaluan duke u marrë me ngrohje

    Insajderi
    21 November 2021 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për vite me radhë Teatri Kombëtar i Kosovës ka pas problem ngrohjen. Duke pas parasysh se është një nga institucionet kryesore kulturore në Kosovë duket si një problem banal dhe i turpshëm për kulturën. Gazeta Insajderi sjell në detaje problemin e këtij institucioni me ngrohje, “keqpërdorimet” e mundshme me naftën që varfëroi buxhetin e teatrit  e që dikush e quan edhe si “Drama Banale”

    Besarta Kalaja

    Aktorët e Teatrit Kombëtar (TKK) përgatiten për të ofruar para publikut ngrohtësi artistike por që në ambientet ku ata përgatiten nuk e gjejnë ketë ngrohtësi.

    Teatri Kombëtar ka pasur vite me radhe problem me ngrohje i cili ka shkaktuar edhe anulimin e shfaqjeve duke dështuar të mbahen edhe provat nga mungesa e ngrohjes në teatër.

    Edhe pse objekti i Teatrit Kombëtar është vetëm disa dhjetëra metra larg Qeverise së Kosovës dhe është institucioni kryesor kulturor, por ky problem kishe vazhduar me vite.

    Aktori Shkelzen Veseli tregon për Insajderin rreth vështirësive që janë përballuar me ketë problem.

    “Vështirësitë rreth ngrohjes se teatrit kanë qenë të vazhdueshme dhe jo rrallë herë është pamundësuar mbajtja e provave ne temperatura te ulëta po ashtu dhe ne mbarëvajtjen e repertorit te rregullt ne TKK, kujtoj këtu qe ka pasur raste qe janë anuluar shfaqjet për shkak te problemit me ngrohjen”, u shpreh Veseli.

    Që nga pas lufta objekti i TKK-së është ngrohur me naftë. Furnizimi jo i rregullt e herë – herë i pamjaftueshëm me naftë, me vite të tëra ka krijuar probleme për stafin e Teatrit Kombëtar gjatë sezonit dimëror.

    Për shkak të mungesës së ngrohjes disa herë TKK-ja është detyruar të ndërpresë dhënien e shfaqjeve për publikun.

    Por perse nuk është bërë tash e sa vite kyçja e TKK-së, në Termokos dhe cila ka mundur të jetë arsyeja e kësaj duke pasur parasysh që shpenzimet e naftës janë të larta dhe të paarsyeshme?

    Ne disa raste ishin ngritur edhe dyshime për keqpërdorimin e naftës dedikuar për ngrohjen e teatrit.

    Shpenzimet e larta te naftës ishin mjaft shqetësuese dhe për ish-drejtorin e Teatrit Kombëtar Agim Sopi duke thënë se shpenzimet e larta mund të jenë dhe të qëllimshme me shkas përfitime personale.

    “Ne nuk hapim tender për asnjë gjë, ne nuk nënshkruajmë asnjë kontratë pos për shfaqjet. Të gjitha këto janë pjesë e ministrisë. Ndoshta dikujt i konvenon kjo lloj ngrohje për ndonjë përfitimin nuk e di, por më duket se është shumë absurde që ne jemi të rrethuar me ngrohje qendrore e vet nuk jemi të kyçur në sistem”, ishte shprehur Sopi në kohën kur ishte ne pozitën e drejtorit.

    I pyetur rreth arsyes se perse nuk është bërë deri tani kyçja e TKK-së me Termokos, Drejtori i Teatrit Kombëtar Naser Shatrolli ne një interviste për Insajderin  nuk japi ndonjë arsyeje vetëm tregoi se tashme është bërë lidhja me Termokos-in.

    “Jemi lidhur tashmë. Me mua ka qëlluar që Teatri Kombëtar i Kosovës shënon lidhjen me nxjemjen qendrore të qytetit. Bashkimi Evropian ka qenë investitor”, u shpreh Shatrolli.

    Se sa ka qene problem për vetë aktorët mungesa e ngrohjes, në një prononcim për Insajderin  tregon aktori Shkelzen Veseli

    “Që nga paslufta në TKK ngrohja ka qene problemi numër një, kjo për shkak se ngrohja ka qene me nafte dhe për shkak te procedurave nga MKRS , shpresoj qe ky është fundi i “dramës banale” rreth ngrohjes se teatrit”, u shpreh Veseli

    Me 15 tetor te vitit 2020, Objekti i Teatrit Kombëtar përfshihet në rrjetin e Termokosit, por problemet me ngrohjen kane vazhduar,

    Pavarësisht se  Teatri Kombëtar i Kosovës ishte  kyçur në sistemin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë  dramaturgu Jeton Neziraj ka alarmuar se aktorët po bëjnë përgatitjet e fundit pa ngrohje.

    “Sivjet Teatri Kombëtar është kyç në sistemin e ngrohjes së qytetit – megjithatë si krejt punët te ne – në Teatër as sot nuk ka ngrohje! E kemi premierë! U mërdhimë – por s’ka dert, se kemi shtet që na ngroh- me patriotizëm e asfalt, natyrisht!”, ka shkruar Neziraj në “Facebook”.

    Se a kanë pasur ankesa të tilla drejtuar Termokosit, nga përfaqësuesit e Tetarit Kombëtar, zëdhënësja e Termokosit Aferdita Uka ne një interviste për Insajderin tha se nuk kemi pranuar ndonjë ankese rreth kësaj duke thëne se Teatri Kombëtar furnizohet me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore nga NP “Termokos”.

    Buxheti që u nda ketë vit  nga ministria e kulturës për teatrin ishte 380 mijë euro

    “Teatri e ka buxhetin e tij të konsoliduar. Këtë vit kemi pasur 380 mijë euro për aktivitete kulturore”, ka thënë drejtori aktual i Teatrit.

    I pyetur se sa ndikon ne demotivim të aktoreve niveli i kushteve në ketë institucion, përfshirë këtu edhe problemin me ngrohje që ka ekzistuar me vite, ai thotë se “kushte ka Teatri por asnjëherë mjaftueshëm”.  “Motivet nuk besoj se janë të lidhura me infrastrukturën drejtpërdrejti”, thotë Shatrolli./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark