×
  • Op-Ed
  • Aktuale

    Dramë në kampin e pensionistëve të gazetarisë – Haxhiu i gëzohet skandalit të Surroit, por i shpërthen skandali i tij me Spitalin Amerikan

    Insajderi
    23 December 2021 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Baton Haxhiu duket se i është gëzuar shumë përfshirjes së Veton Surroit në skandalin e Brezovicës. E ka shfrytëuar momentin për ta goditur rëndë. Por, Surroi duket se është shumë fatlum në raport me Haxhiun. Nuk ka nevojë ta ngarkojë Haxhiun me kundërakuza. Ende pa i ardhur përgjigja nga Surroi, Haxhiut i ka shpërthyer një skandal i tij. Është bërë horë nga mediat në Shqipëri

    Një betejë interesante e së kaluarës mes Veton Surroit e Baton Haxhiut ka indikacione se mund të përsëritet.
    Në të kaluarën dyshja mbante pozicione të fuqishme mediale. Surroi drejtonte Grupin Koha, ndërsa Haxhiu Klan Kosovën.

    Tash ka ndryshuar situata në terren. Dyshja nuk janë më të armatosur me fuqi mediale. Janë duke shijuar pensionimin jashtë ndikimit në shoqëri.

    Megjithatë, nuk e kanë harruar njëri-tjetrin. Ka qenë Baton Haxhiu ai që i është gëzuar një lajmi të publikuar kundër Veton Surroit. Përmendja e Surroit në grupin e njerëzve që dyshohen se i kanë dhënë ryshfet ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, duket se e ka gëzuar tejmase Haxhiun.

    Një faqe në internet që kontrollohet nga Haxhiu ka publikuar sot një lajm goditës ndaj Surroit.

    Me titullin “Gollia që s`e pamë”, një ngjasim me librin e Surroit, Haxhiu ka shkruar se diku në mes të këtyre shkrimeve heretike, Surroi po blinte leje ndërtimi nga politikanë të Listës Serbe për ta betonizuar një nga vendet e vetme turistike në Kosovë.

    Për të qëndruar te eksperimenti i gorillës: Kur shumë njerëz kishin mësuar për të, shikuesit fokusoheshin që patjetër të shihnin gorillën, derisa harronin detaje të tjera periferike në set.

    Tash, përkthyer në realitetin kosovar, ato lëvizje në prapavijë janë leje të tilla për ndërtime ilegale në Brezovicë, bashkëpunim me ndërtues të dyshimtë e dallavere me politikanë serbë, të cilat nuk shihen dot, sepse është bërë investim tejet i madh që përqendrimi të jetë vetëm te gorilla.
    Haxhiu nëpërmjet faqës së tij në internet godet Surrin duke e përshkruar si ryshfetçinjë, që deri tash në publik nuk nihej si ndërtues por që  pak kush sipas tij e ka njohur si ndërtues – ndërtues vilash.


    Surroi ende nuk ia ka kthyer replikën. Pritja për replikën e Surroit do të ishte dashur që të ishte prioritet për Haxhiun. Por, brenda ditës Haxhiut i ka dalë një telashe e re. Në mediat e Shqipërisë ka shpërthyer një skandal ku Haxhiu portretizohet si përfitues ryshfeti.


    Duket se në vend të pritjes për përgjigje të Surroit, Haxhiu do ta humb ditën duke hartuar përgjigje për skandalin ku është i përfshirë vetë.

    Baton Haxhiu, është porteretizuar si një agjent marketingu jo në media, por tek një spital privat, Spitali Amerikan. Si njeri që merr pagë të majme.

    “Ushtari mediatik i Ramës, shpërndarës reklamash spitali” e “Baton Haxhiu agjent marketing te Spitali Amerikan” janë vetëm disa nga titujt që kanë zënë ballinat e mediave në Shqipëri. Për pagën e tij që arrinë rreth 15 mijë euro në muaj, apo 1.797.317,00 lekë në muaj sipas mediave në Shqipëri.

    Këtë pagë Haxhiu e ka fituar nga posti i tij si drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan, shkruajnë mediat atje. Që ndryshe nga kolegët e tij në fushën e gazetarisë ku rrogën e kanë fituar nga mediat ku janë të punësuar, Batoni pagën e tij e ka marë nga një spital privat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark