×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Drejtësi për Liridonën”- fillon protesta, të afërmit e së ndjerës prezentë

    Insajderi
    05 December 2023 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Protesta që kërkon drejtësi për Liridona Ademajn, e paralajmëruar për të martën nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka filluar.

    Prezent në protestë janë parë të afërm të së ndjerës, duke mbajtur pankarta në duar “Drejtësi për Liridonën!”, raporton Gazeta Insajderi.

    Protesta është ftuar nga organizata jo-qeveritare ‘Kolektivi per mendim dhe veprim feminist’, teksa iu janë përgjigjur edhe një numër i qytetarëve.

    “Burrat vrasin gratë”, “Vrasësit e grave në burg”, “Poshtë patriarkati” kanë qenë disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

    Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark