“Unioni monetar është më i rezistueshëm se para dhjetë vjetëve, por jo mjaftueshëm”, ka thënë Lagarde në një konferencë të cilën e ka organizuar Banka e Francës me rastin e 20 vjetorit të euros si valutë e përbashkët.
Paralajmërimi i saj është edhe më serioz kur merret parasysh se ekonomia botërore po përkeqësohet, pretendon AFP.
Lagarde ka përkujtuar se eurozona ka kaluar nëpër një stuhi të vërtetë gjatë kohës së krizës botërore financiare në vitin 2008, e më pas edhe një herë gjatë kohës së borxhit sovran të eurozonës.
“Shumë ekonomi familjare dhe firma edhe më tutje vuajnë nga vragë të dhembshme si pasojë e atyre ngjarjeve”, ka thënë ajo.
Lagarde ka thënë se sistemi bankar i eurozonës është më i sigurt por jo mjaftueshëm dhe se Evropa po vonohet me vendosjen e ekosistemit të zhvilluar bankar, të cilin ajo e ka vlerësuar se është i ri dhe jo i plotë.
Tani duhet dhënë inkurajim të ri financave në eurozonë, ka thënë drejtoresha e FMN.
Pas 20 vjetëve ka ardhur momenti që eurozona të realizojë një shtyrje të re dhe ta formojë unionin bankar dhe tregun e përbashkët të kapitalit në mënyrë t’i mbledhë frytet qysh sot”, ka shtuar ajo.
Lagarde është angazhuar për atë që të vendoset sistemi i përbashkët i garancisë së depozitave të cilin do ta financonin bankat e jo tatimpaguesit dhe ka shtuar se BE duhet të ketë sistem bankar i cili mund të përballet me stuhi./Insajderi.com.