×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Doganës mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së në Budapest

    Insajderi
    18 November 2024 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Budapest, 18 nëntor 2024 Në organizimin e Administratës Tatimore dhe Doganore të Hungarisë (NTCA) dhe përfaqësuesve të Qeverisë Hungareze, në kuadër të Presidencës Hungareze të BE-së, drejtuesit e administratave doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organizatave rajonale, u takuan në Budapest për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit evropian.

    Në adresimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për përpjekjet e autoriteteve të Hungarisë për organizimin e këtij takimi në kohën kur procesi i integrimit ka shënuar progres me nismat siç është plani i rritjes dhe proceset tjera integurese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më tej zt. Llugaliu shpalosi angazhimin e Doganës së Kosovës në ndërtimin dhe avancimin e kapaciteteve institucionale, duke kontribuar në mënyrë aktive në nismat rajonale dhe evropiane. Z. Llugaliu prezantoi gjithashtu qasjen pro-aktive të Doganës së Kosovës ndaj sfidave të bashkëpunimit rajonal dhe atij me vendet e BE-së, duke propozuar zgjidhje konkrete që fuqizojnë lidhjen ekonomike dhe tregtare të rajonit të l Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.

    Lehtësimi i tregtisë dhe bashkëpunimi me Doganën Shqiptare Z. Llugaliu theksoi rezultatet e bashkëpunimit të ngushtë me Doganën Shqiptare, duke përmendur suksesin e zhdoganimit në Portin e Durrësit dhe Porto Romano. Si rezultat, ekonomia e Kosovës ka kursyer rreth 9 milionë euro në vit, ndërsa qarkullimi përmes këtyre porteve drejt Kosovës është rritur me mbi 40%. Kjo rritje përkthehet në efikasitet më të lartë të zinxhirëve logjistikë dhe përfitime më të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Përveç kësaj, z. Llugaliu nënvizoi rolin e korridoreve të gjelbra dhe procedurave të harmonizuara në përmirësimin e qarkullimit të mallrave dhe lehtësimin e tregtisë ndërkufitare, duke përforcuar rolin e Doganës së Kosovës si një partner kyç në nismat rajonale dhe proceset integruese evropiane.

    Raporti i Progresit dhe reformat e vazhdueshme Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën ka njohur progresin në Kapitullin 29 (Dogana), duke vlerësuar përmirësimet strukturore dhe reduktimin e sfidave. Ky vlerësim konfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të avancuar jo vetëm në procesin e integrimit evropian, por edhe në përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe politikave të brendshme përmes reformave të vazhdueshme.

    Angazhimi për modernizim dhe integrim Dogana e Kosovës do të vazhdojë të luajë një rol kyç në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjen e standardeve të BE-së, duke kontribuar kështu në një të ardhme më të integruar dhe më konkurruese për rajonin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark