Insajderi
Biznes

Drejtori i AAC-së vizitë zyrtare te ofruesi i shërbimeve të navigacionit ajror në Budapest

Insajderi
27 March 2019 - 10:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Eset Berisha, me bashkëpunëtor, ka qëndruar për vizitë zyrtare te ofruesi hungarez i shërbimeve të navigacionit ajror, HungaroControl në Budapest të Hungarisë, ku u prit nga z. Kernel Szeppessy, Kryeshef Ekzekutiv dhe bashkëpunëtoret e tij.

Drejtori Berisha, nënvizoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën e lartë ajrore të Republikës së Kosovës nga HungaroControl. Ai theksoi se ky angazhim është i natyrës së përkohshme dhe se do të vazhdoj deri në arritjen e kapaciteteve të nevojshme nga ASHNA e Republikës së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive.

Z. Szeppessy, shfaqi një prezantim të punës së deritashme të HungaroControl dhe të Qendrës Zonale Kontrolluese, e hapur rishtazi, për menaxhim të trafikut ajror, në të cilën përveç Hungarisë, ofrohen edhe shërbime të navigacionit ajror për hapësirën e lartë ajrore të vendit tonë. Vitin e kaluar nga kjo qendër ishin shërbyer rreth 100.000 mbikalime të hapësirës ajror, ndërsa këtë vit pritet rritje e theksuar e këtyre shërbimeve.

Bashkëpunimi në mes të dy palëve do të vazhdoj në të ardhmen edhe në mes autoriteteve rregullatorë, kjo u dakorduan edhe me zyrtarët e aviacionit civil hungarez.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark