×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, z. Eset Berisha në vizitë zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil të Shqipërisë

    Insajderi
    05 April 2019 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, z.Eset Berisha, me bashkëpunëtorë, dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil të Shqipërisë ku është pritur nga Drejtori i përgjithshëm, z. Krislen Keri dhe bashkëpunëtorët e tij.

    Drejtori Berisha, e falënderoi Drejtorin Keri për ftesën dhe vlerësoi lartë të arriturat e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar. Zhvillimet në aviacionin civil në Republikën e Kosovës, por edhe sfidat për zhvillim të mëtejshëm në të ardhmen kanë qenë preokupim që nga emërimi, tha Drejtori Berisha. Më tutje, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy autoriteteve, si anëtare të Marrëveshjes ECAA, në fushën e standardeve të sigurisë së aviacionit si dhe këmbimit të legjislacionit si dhe përvojave dhe ekpertizave të personelit profesional, me ç’rast kërkoi angazhim të personelit kosovar në aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në AACSH.

    Të dy drejtoret u dakorduan se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve  do të vazhdoj në të ardhmen me një marrëveshje bashkëpunimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark