×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Drejtori i Policisë: Afrim Bunjaku humbi jetën nga shpërthimi i një mine të telekomanduar

    Insajderi
    01 October 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se rreshteri policor Afrim Bunjaku ka humbur jetën nga shpërthimi i një mine që ka shpërthyer me teledirigjim.

    Sipas tij, nuk qëndrojnë pohimet e Serbisë se qëllimi nuk ka qenë vrasja e policëve të Kosovës.

    “Vrasja ka ndodhur me minë anti-këmëbsorike, të detonuar me tele-dirigjues dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra nga vendi ku u vra rreshter Afrimi”, ka thënë Hoxha, teksa tregon se pamjet janë marrë nga kamerat e autoblindave të Policisë së Kosovës.

    “Momenti i sulmit, dhe hedhjes nga pjesa e epërme edhe pastaj fati ka qenë në anën tonë dhe nuk është qëlluar direkt blinda…Ora 4:21 e mëngjesit. Goditja me zollë”, tha Hoxha derisa prezenton videon e sulmit.

    Hoxha theksoi se policët janë në rrezik të vazhdueshëm atje.

    “Jemi ballafaquar me kritika të padrejta se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”, ka thënë Hoxha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark