×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Policisë flet për skandalin me djalin e Shpend Maxhunit

    Insajderi
    23 October 2018 - 07:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rinor Maxhuni, i riu i afërm me familjen e shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, sipas informatave të Kohës Ditore, nuk ka qenë fare në veturën që vozitej nga Shpëtim Maxhuni në natën kur në atë veturë janë zënë substancë narkotike e armë pa leje.

    Atë natë djali i shefit të AKI-së, Shpëtimi, sipas informatave të gazetës, ishte me një shok, i cili ka pranuar pronësinë e drogës dhe të mullirit për bluarjen e saj. Rinor Maxhuni nuk është inkriminuar fare.

    Megjithatë, pas disa ditësh Rinor Maxhuni është paraqitur në Policinë e Kosovës me “vetiniciativë”. Ka pranuar se arma e gjendur në veturën që vozitej nga kushëriri i tij, Shpëtimi, ishte e tij. Ka thënë se e ka harruar aty. Përsipër e ka marrë edhe pronësinë e xhaketës. Siç ka raportuar gazeta, arma pa leje është gjetur në xhepin e xhaketës së Shpëtimit.

    Por për shefin e Policisë, Rashit Qalaj, nuk ka fare rëndësi se kush është deklaruar pronar i asaj arme. Sipas tij, është obligim të ndiqet personi që i zihet arma pa leje, pa marrë parasysh pronësinë, e që në këtë rast i bie të ndiqet Shpëtim Maxhuni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark