Insajderi
Lajme

Drejtori i Psikiatrisë: Numri i abuzuesve me substanca psiko-aktive po rritet, dominon mosha 12-13 vjeç

Insajderi
22 April 2024 - 08:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drejtori i Psikiatrisë: Numri i abuzuesve me substanca psiko-aktive po rritet, dominon mosha 12-13 vjeç
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Faton Kutllovci, ka bërë të ditur se moshat që kërkojnë më shumë trajtime në këtë klinikë janë 20-40 vjeç, zakonisht me ankth dhe depresion.

Ndërsa, dominon mosha 12-13 vjeç që abuzojnë me substanca psiko-aktive dhe droga të ndryshme, tregon Kutllovci.

Kutllovci tregon se është në rritje numri i personave që përdorin droga të ndryshme e që kërkojnë të trajtohen.

“Personat që më së shumti kërkojnë trajtim janë moshat 40-45 vjet, kjo determinohet edhe nga lloji i shërbimeve ose çrregullimeve psikike me të cilat ballafaqohen. Në çrregullimet neurotike ku bën pjesë, ankthi, depresioni, çrregullimi i personalitetit janë kryesisht mosha të reja 20-40 vjeç, ndërsa ajo që bie në sy është numri i atyre që abuzojnë me substanca psiko-aktive e që është në rritje numri i tyre që abuzojnë me këto substanca por është duke rënë mosha, ndërsa dominon mosha 12-13 vjet kur të rinjtë fillojnë te abuzojnë me substanca psiko-aktive, apo me droga të ndryshme”, tregoi Kutllovci. /Frontonline


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark