Drejtori i Snapchat, Evan Spiegel, dhe modelja e njohur Miranda Kerr, kanë blerë një shtëpi së bashku me vlerë prej 12 milion dollarësh.
Drejtori i Snapchat Evan Spiegel shihet se është duke shkuar drejt gjërave të mëdha, pasi që është shpërngulur në një shtëpi më të madhe.
Në vitin 2014 ka blerë shtëpi me vlerë 3.3 milion dollar dhe tash ka tash blerë një shtëpi që kushton rreth 12 milion dollar, njofton Business Insider.
Shtëpia luksoze është 665 metër katror dhe aty do të jetoj me të dashurën e tij 33-vjeçare, tashmë ish modele e Victoria’s Secret, Miranda Kerr.
Shtëpia ka pamjen e qytetit, pishinë, një palestër, dhe dhomën e pritjes./Insajderi.com