Pritej të ishte sezoni ku Ernest Muçi do të merrte një rol të rëndësishëm në skuadrën e Legia Varshavës në Poloni. Por, në fakt nuk ka ndodhur kështu, me talentin kuqezi që po has vështirësi për t’u përshtatur me idetë e reja të trajnerit serb Aleksandar Vukovic. 42-vjeçari madje nuk e ka grumbulluar në dy takimet e fundit ish-futbollistin e Tiranës, duke ngritur në këtë formë shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e Muçit te Legia.
Së fundmi, rreth kësaj situate të 21-vjeçarit ka folur edhe drejtori sportiv i polakëve, Jacek Zielinski i cili theksoi se trajneri serb është i drejtë në zgjedhjet e tij, ndërsa shtoi se futbollisti shqiptar nuk mund të jetë në fushë vetëm për faktin se është i talentuar pasi kaq nuk mjafton.