×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Drejtori sportiv i Shakhtar Donetsk njofton vdekjen e një trajneri të klubit nga sulmet ruse

    Insajderi
    04 March 2022 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori sportiv i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, ka njoftuar vdekjen e trajnerit të ekipeve të tyre të të rinjëve, si pasojë e një sulmi rus.

    Kjo u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit në fjalë, Sergei Palkin, përmes një postimi në “Facebook”, teksa dhe bëri thirrje për përfundimin e luftës.

    “Secili prej jush jeni fajtor”, shkroi Palkin në Facebook, duke iu referuar qytetarëve rusë.

    “Pavarësisht se ju nuk keni urdhëruar shfarosjen e ukrainasve, heshtja juaj është një ndihmë për vrasjet dhe shkatërrimet masive.

    Punonjësi ynë vdiq dje. Trajneri i fëmijëve. Ai u vra nga një sulm i një predheje ruse. Rusia po vret ukrainasit. Ndaloni këtë çmenduri! Mos hesht, fol! Përndryshe do të jetë disfata juaj personale. Një disfatë që do të mbahet mend nga të gjithë brezat e ardhshëm. Një disfatë që do të jetë e pamundur të fshihet nga historia botërore. Dhe secili prej jush do të jetë përgjegjës për krimet e kryera”, shkroi Palkin.

    Numri i vdekjeve të civilëve në Ukrainë është rritur çdo ditë që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.

    Kujtojmë se, deri më tani dy futbollistë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark