×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Stacionit të Autobusëve ishte kandidat i PDK-së për Asamble në Prishtinë

    Insajderi
    06 September 2017 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrëfimet e qytetarëve të Kosovës që janë publikuar mbrëmjen e kaluar ku dhjetra prej tyre deklaruan se po ikin nga vendi për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, për drejtorin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë nuk janë të vërteta.

    Ai për televizionin publik tha se nuk ka fluks të kosovarëve që duan të ikin nga Kosova përmes Stacionit të Autobusëve duke u thirrur në numrin e biletave të shitura së fundmi për linjat e autobusëve drejt Serbisë, që udhëtojnë në tri orare, 22:00, 22:30 dhe 23:00.

    Përkundër faktit se praktika e blerjes së biletave nuk bëhet përmes Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, Çitaku tha se për dallim para një jave kur janë shitur 30 bileta, këtë javë janë shitur vetëm 15 bileta më shumë.

    Drejtori i Stacionit të Autobusëve: Nuk ka ikje, njerëzit po dalin veç të shikojnë

    Por si ka ardhur Çitaku në këtë pozitë? Direkt nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë.

    Ai ishte emëruar kryeshef ekzekutiv në Stacion, në shkurt të vitit të kaluar.

    Ai është anëtarë i kryesisë së PDK-së dega në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit lokale të fundvitit 2013, ka qenë kandidat për asamblist të Kuvendit Komunal të Prishtinës, por nuk kishte arritur të marr votat e mjaftueshme.

    Çitaku para se të merrte drejtimin e kompanisë ka qenë mësimdhënës në shkollën e  mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë.

    Stacioni i Autobusëve përdorë si fakt “biletat” për të treguar se nuk ka ikje

    Ai është përzgjedhur me konkurs publikë nga Bordi i Drejtorëve. Ndërkaq, Komisioni i Aksionarëve që e mbikëqyrë Bordin përbëhet nga asamblistë të PDK-së dhe LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Ai ishte shkarkuar në shtator të këtij viti, nga anëtarët e Bordit të Stacionit të Autobusëve, por këtë vendim e kishte hedhur poshtë Trupi Ekzekutiv i Inspektoratit të punës që vepron në kuadër të Ministrisë së Punës. Kësisoj ai ishte kthyer në këtë pozitë të cilën e mbanë edhe tani. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark