×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e KOK-ut priten trimëreshat e Kosovës

    Insajderi
    01 November 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismeti Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e karatesë, pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror në Budapest, ku ekipi i vajzave fitoi medaljen e bronztë në ekipore.

    “Krasniqi përgëzoi ekipin e vajzave, duke thënë se suksesi i tyre na bënë krenarë të gjithëve dhe që vjen pas një pune dhe përkushtimi ndër vite të karateisteve dhe gjithë komunitetit të karatesë.

    Në emër të ekipit, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, falënderoi drejtuesit e KOK-ut për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se suksesi i arritur erdhi pas një konkurrence tejet të fortë, ku u përballën me shtete që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kampionate Botërore, por edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Për rrugëtimin deri tek medalja dhe sfidat që kishin, folën edhe përzgjedhësi, Isak Latifi, trajneri Alban Beqiri dhe karateistet, Fortesa Orana, Vlera Qerimi e Hatixhe Zejnullahu”, njofton KOK-u.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark