×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Drenasi pesë ditë pa ujë – Komuna tregon se kur pritet të zgjidhet ky problem

    Insajderi
    23 November 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e mëdha të shiut ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime të shumta gjithandej Kosovës dhe kanë ndalur furnizimin me ujë. Një nga komunat që ka pësuar është edhe ajo e Drenasit ku që nga e shtuna qytetarët nuk kanë ujë.

    Banorët e Drenasit janë në “hall” të madh nga mungesë e ujit. Një qytetare i tha Gazetës Insajderi se kjo ia ka vështirësuar punët, ajo ankohet se nuk kanë pasur ujë as për të kryer dush.

    “Kjo gjendje është e tmerrshme, ujë nuk kemi që nga e shtuna. Nuk kemi mundur as të pastrohemi, nuk kemi ku me u drejtu”, tha ajo për Insajderin.

    Për ketë problem Gazeta Insajderi, ka kontaktuar edhe me Komunën e Drenasit sipas tyre po bëjnë përpjekje që të rikthehet furnizimi me ujë që nga sot.

    “Sa për informimin tuaj, Komuna e Drenasit, vazhdimisht ka mbajtur kontakte me menaxhentin e kompanisë dhe sipas përgjigjeve qe kemi marrur nga menaxhmenti i Kompanisë, pa u krijuar kushtet atmosferike, Drenasi do të ketë mungesë të furnizimit, megjithatë, të gjitha përpjekjet janë duke u bërë që sot të kenë ujë për pije qytetarët e Komunës se Drenasit”, tha zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

    Ndërsa Ujësjellësi “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e turbullirave në kanalin e Ibër Lepencit, disa zona në Obiliq, Fushë Kosovë, Kalabri dhe Drenas kanë mbetur pa furnizim me ujë.

    Ata kanë thënë se këto turbullira e kanë bërë të pamundur trajtimin apo pastrimin e ujit për pije.

    “Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije”.

    “Si shkak i kësaj, kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije,  konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë (një pjesë), Drenasin dhe Obiliqin.”, thuhet një njoftimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark