Ismet Salihi – Baci është një nga tifozët më të njohur të futbollit tonë, ku përherë shihet në shkallët e stadiumit ‘Bajram Aliu’ duke bërë tifo për Drenicën e tij.
Klubi sot ka vendosur që ta nderojë ‘Bacin’ para ndeshjes Drenica – Prishtina, me një mirënjohje dhe një fanellë me numrin 12, pasi ai njihet si lojtari i 12-të i kuqezinjve.
Ai u pajis po ashtu me biletë jetësore të klubit, ku do të mund t’i shoh ndeshjet për aq kohë sa ia lejon shëndeti.
“Ismet Salihi – Baci është tifoz emblematik dhe FC Drenica është e lumtur të ndaj mirënjohje në vlerësim të kontributit të tij si tifoz i përhershëm i klubit tonë”.
“Mirënjohjen dhe pajisjen me biletë jetësore, bashkë me disa shpërblime simbolike i ndau Gjenerali Sami Lushtaku së bashku me Presidenten e klubit Mihane Kodra – Bekteshi”.
“Falënderojmë për shpërblimet simbolike, Butikun Urban Style në Skenderaj, Selim dhe Qazim Bejta, si dhe Restaurant ‘Atlantic’”.
“Përherë falënderues tifozerisë tonë që janë pjesë në rrugëtimin tonë drejt sukseseve”, thuhet në njoftim