Drenusha në një diskutim me banorët ka folur për Rovenën dhe ish-burrin e saj Atillën.
Ajo u shpreh se Rovena mund ta dojë Atillën pasi sipas saj kur u pyet në darkën e të nominuarve për të ajo këndoi këngën e saj të famshme ‘burrë të martuar u dashurova’.
“Rovena përnjëmend mundet me dashtë ex-in tim. Por, ex-i jem kënd e don është pikëpyetje dhe problem por është e sigurt që Rovena nuk hyn në preferencat e tij”, u shpreh Drenusha.
Driloni ndërkohë ngrehi pikëpyetje se pikërisht për këtë Drenusha nuk e don fare Rovenën.