Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi në një bisedë me vajzat në pishinë ka thënë se që nga ndarja, e shijon çdo moment.
Ajo është shprehur se më parë nuk e ka ditur që është kaq e lumtur dhe kaq e hareshme.
“Pasi që jam ndarë prej tij, unë kurrë nuk e kam ditur që jam kaq e hareshme, kaq e lumtur. Unë edhe para se ta njoh atë kam qenë goxha tip i mbyllur, krejt kanë mendu që jam nervoz, hiç nuk jam tip nervoz sa iu dukem njerëzve”.
“Lidhja ime me të, me ato gjërat që kanë qenë konstant, pasi që jam ndarë prej tij, ndoshta ajo mungesa e lumturisë, a nuk po di, shumë e shijoj çdo moment, tepër e shijoj, tepër kënaqem”, është shprehur ajo.