×
  • Showbiz
  • Show

    Drenusha pyet Xhenetën: A jeni pajtuar apo vetëm jeni puthur me Gjestin?

    Insajderi
    27 November 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raporti mes Xhenetës dhe Gjestit ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur mes tyre.

    Gjatë një bisede, Drenusha e pyeti Xhenetën nëse ajo dhe Gjesti vetëm janë puthur, apo kanë arritur një pajtim pas ndarjes së tyre të përfolur.

    Përgjigjja e Xhenetës ishte e drejtpërdrejtë: “Nuk kemi folur asgjë, thjesht jemi puthur”.

    Kjo situatë ka ngritur shumë dyshime rreth natyrës së raportit të tyre, sidomos duke pasur parasysh se vetëm disa ditë më parë dyshja dukej se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre romantike.

    Megjithatë, pas festës së mbrëmshme, gjithçka mori një kthesë të papritur kur Xheneta dhe Gjesti shkëmbyen një puthje pasionante, duke lënë hapësirë për spekulime mbi mundësinë e një ribashkimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark