Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besart Dreshaj, ka thënë se do të angazhohet që Shërbimi Korrektues të trajtohet si Policia e Kosovës.
Postimi i plotë:
Gjatë kësaj periudhe, si Zëvëndës -Ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kam vënë re, që për një ose tjetër arsye, rregullativa e pensionimit, i ka dhënë përparësi disa sektorëve të caktuar, duke anashkaluar disa të tjerë.
Nuk ka asnjë kuptim, që Shërbimi Korrektues i Kosovës të mos trajtohet sikurse trajtohet edhe Policia e Kosovës. Duhet të dihet se disa nga këta djem dhe vajza, punojnë në kushte të rrezikshmërisë së lartë, ku kërkohet fokus dhe vigjilencë.
Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të angazhohem që pjestarët e Shërbimit Korrektues të trajtohen njejtë si ata të policisë, ndërsa në burgjet e sigurisë së lartë, duhet t’ju ofrohen edhe kompensim mbi rrezikshmërinë.