Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hapur fushatën parazgjedhore në qytetin e Istogut, nga ku ka marrë mbështetjen e madhe të qytetarëve istogas.
E, kandidati nga kjo komunë, Besart Dreshaj, ka thënë se sikurse herat tjera, edhe sot, Istogu dëshmoi se është me Shtetin.Shtet.
“Ta bëjmë fushatën ashtu siç i ka hije shtetit dhe demokracisë. Sikurse në të gjjtha garat zgjedhore, LDK ka ditur dhe di si t’i bëjë nder Kosovës duke zhvilluar demokracinë. Ne gjithmonë kemi çmuar përkrahjen që na dhanë evropa dhe SHBA, andaj t’i tregojmë miqve që jemi shtetformues. Edhe sot, Istogu dêshmoi se është me Shtetin.Shtet. me #LDK132”, ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook.
Dreshaj është zotuar para qytetarëve të tij, se zëri i tyre do të jetë në të gjitha institucionet e vendit.
“Na ky vend i veçantë e madhështor, i shtatores së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, ju betohem se zëri im do të jetë zëri i juaj, zëri i projekteve në infrastrukturë, bujqësi, punësim, arsim, zhvillim e kulturë. Urime kandidatë, Urime LDK, Urime Kosovë. Shteti.Shtet. #BesartDreshaj 37 ✔️”, ka shkruar ai. Insajderi.org