Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Besart Dreshaj, ka prezantuar një projekt mjaftë tërheqës për qytetin e Istogut.
Ai në rrjetin social Facebook ka publikuar një projekt për realizimin e rregullimit të shtratit të lumit Istog, i cili do të realizohet me angazhimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Dreshajt:
Ky është projekti i detajizuar i shtratit tē lumit Istog, të cilin premtoj se do të realizohet me angazhimin tim të fuqishëm si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Projekti ka 3 komponente.
1. Rregullimi i shtratit, me vlerë të përafêrt prej 500 mijë euro;
2. Rregullimi i rrugës, shetitorës, me vlerë rreth 1 milion e 200 mijë euro;
3. Dhe rregullimi i urës me vlerë prej 100 mijë euro.
Ky projekt do të ndodh, sepse e di se si bëhen punët e mëdha.
Do t’jem zëri i juaj i fuqishëm në çdo instancë.
Fjala. Fjalë.🤝
Shteti.Shtet aty ku jemi ne!
#BESARTDRESHAJ 3️⃣7️⃣ /Insajderi.org