×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj i LDK-së: Rinia është përcaktuese e orientimit dhe zhvillimit të vendit, do të jem zeri i tyre

    Insajderi
    06 February 2021 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besart Dreshaj, ka vazhduar fushatën me qytetarët e Istogut, ku ka premtuar mbështetje të parezervë për rinjtë.

    Ai ka thenë ë se rinia është përcaktuese e orientimit dhe zhvillimit të vendit, prandaj do të jetë zëri i tyre.  

    “Shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë maksimumin, që të ofrohen mundësi punësimi, arsimimi. Duhet ofruar bursa dhe duhet subvencionuar qeratë e studentëve të dalluar, të cilet nuk kanë kushte të mira ekonomike”.

    “Duhet shfrytezuar bashkëpunimi dhe partneriteti me sindikata sektoriale dhe kompani të suksesshme, për të krijuar vende tê reja pune, qoftë për praktikë në punë, qoftë për punësim të qëndrueshëm”.

    “Mundësitë janë, potenciali është, shkathtësitë janë, krejt çfarë duhet është vullnet shoqëror dhe politik. Si deputet, do t’jem zeri i rinisë, sepse e di më së miri se cilat janë sfidat dhe peripecitë nëpër të cilat po kalojnë rinia sot. #MeLDK132, #AvdullahHoti01, #BesartDreshaj37✔️”, ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook.  Insajderi.org

    May be an image of 8 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshme

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark