Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e takimit mes Dritës dhe Roayl Antwerpit.
Drita provoi disa kundërsulme të shpejta në fillimin e ndeshjes, ndërkaq rrezikoi seriozisht portën në minutën e 15-të me Simonovskin.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri kishte përgatitur mirë ndeshjen duke mbyllur kundërshtarë jashtë zonës së rrezikut.
Edhe takimi i parë në Belgjikë kishte përfunduar pa gola, ndërsa gjithqka do të vendoset në 45 minutat e radhës.
Ky takim është duke u zhvilluar në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për UEFA Conference League.