Ndërkaq, sonte në Uells, Prishtina synon ta vulosë kualifikimin në rundin e tretë, atje ku e pret fituesi i ndeshjes Bodo Glimt – Valur.
Nga ana tjetër, Drita do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të vështirë në histori të klubit.
Skuadra e Ardian Nuhiut do të përballet me gjigantin holandez, Feyenoord në “De Kuip” të Rotterdamit.
Në ndeshjen e parë, Drita shkroi historinë duke barazuar pa gola në “Fadil Vokrri”, ndërkaq sonte synon ta bëjë të pamundurën, të fitojë ndaj Feyenoordit dhe të kualifikohet tutje.
Fituesi i kësaj ndeshje, do të përballet me Luzernin në rundin e tretë eliminator.
Ndryshe, si Prishtina ashtu edhe Drita do të paraqiten sonte në fushë nga ora 20:00.