Drita e ka barazuar rezultatin e serisë finale të ‘Play-Off’ të elitës së volejbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave.
Drita të premten mbrëma fitoi në udhëtim te Skenderaj me rezultatin 3:0 në sete në palestrën e stërmbushur “Ilaz Kodra” në Skenderaj, dhe tashmë kampioni i ri do të vendoset në Gjilan.
Rezultati pas katër ndeshjeve është i barabartë 2:2.
Gjilanaset e mbyllën takimin për rreth një orë e 10-të minuta.
Ndeshja e pestë do të zhvillohet në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. /olle/