Drita e Gjilanit ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Gjilani ka importuar tre pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Drita ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit.
Në një atmosferë madhështore, tifozët panë lojë të mirë.
Futbollisti Festim Alidema pati rastin më të mirë për llapjanët, por nuk u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 19-të.
Baftiu në minutën e 60-të e Ovouka (90+3’) kanë realizuar për fitoren e Dritës.
Drita bën një hap drejt titullit, Llapi ngec nga vendi i katërt!
Drita kryeson me 66 pikë pas 32 javësh, duke e lënë pas Ballkanin me 63 dhe Llapi renditet në vend të gjashtë me 41 pikë apo ka 2 më pak se Prishtina që është në të katërtin.