Malisheva ishte nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së tetë në Albi Superligës së Kosovës.
Ashtu siç pritej gjilanasit triumfuan me rezultat 2:4.
Golat për bardhekaltërit u shënuan nga Besnik Krasniqi, Almir Kryeziu, Marko Simonovski dhe Almir Ajzeraj, ndërsa për vendasit golat u shënuan nga Marc Olivier dhe Drilon Hazrollaj.
Vlen të ceket se një penallti nuk arritën ta konvertojnë në gol vendasit përmes Alban Shillovës.
Në xhiron e ardhshme Malisheva i shkon Llapit ndërsa “Intelektualët” e presin Drenicën.